DASH: Escobar po punon në dialogun Kosovë-Serbi

Byroja e Çështjeve Evropiane dhe Euroazisë në kuadër të Departamentit të Shtetit Amerikan ka përgëzuar të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar lidhur me angazhimin e tij në rajon.

Përmes një postimi në rrjetet sociale në Tëitter, Byroja e Departamentit të Shtetit mes tjerash ka deklaruar se Escobar është duke punuar edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

Urime Përfaqësuesit të ri Special në Ballkanin Perëndimor – Gabriel Escobar! Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga BE, sigurimin e pranimit rajonal në BE dhe presionin ndaj udhëheqësve të Bosnjës që të avancojnë reformat dhe të respektojnë sovranitetin/integritetin territorial të BiH”, thuhet në postim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?