DASH thirrje amerikanëve: Ikni nga Irani menjëherë!

Departamenti Amerikan i Shtetit, i bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani.

“Bëni një plan për t’u larguar nga Irani, që nuk mbështetet në ndihmën e qeverisë amerikane. Nëse nuk mund të largoheni, gjeni një vend të sigurt në vendbanimin tuaj ose një ndërtesë të sigurt. Koha po mbaron”, thuhet në mesazhin e DASH drejtuar qytetarëve amerikanë, raportojnë mediat e huaja.

Këto deklarata vijnë mes përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, që po sulmojnë në mënyrë të ndërsjelltë me raketa, dronë dhe avionë njëri-tjetrin.

Trump ka lënë të hapur mundësinë e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konfliktin me Iranin.

SHKARKO APP