Dasmë tjetër në familjen mbretërore, për herë të parë martohen dy homoseksualë

Pas dasmës madhështore të Princ Harryt dhe ish-aktores Meghan Markle familja mbretërore ka pasur dhe disa dasma të tjera të rëndësishme, ajo e mbesës së princeshë Dianas, si dhe pritet që shumë shpejt të bëhet edhe ceremonia e martesës e Princeshë Eugenie.

Mirëpo përpara kësaj martese do të mbahet dasma e parë mes dy homoseksualëve në familjen mbretërore. Sipas mediave britanike kushëriri i mbretëreshës Elisabeth II, Lord Ivar Mountbatten në 12 tetor do të martohet me partnerin e tij. Siç dihet pasi i dha fund martesës së tij me Lady Penny Mountbatten me të cilën ka edhe 3 vajza, Lordi Ivan ka qenë në një lidhje me një mashkull që quhet James Coyle.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka treguar  se vajzat e tij janë shumë të emocionuara për këtë dasmë, e cila me siguri do të marr vëmendjen e të gjithëve pasi është një ngjarje që nuk ka ndodhur më parë në familjen mbretërore.

Ndërkohë Lordi ka thënë se e ftuar në të do të jetë edhe ish-gruaja e tij me të cilën ka një marrëdhënie shumë të mirë, por ende nuk dihet nëse Mbretëresha Elisabeth II do të pranojë të marrë pjesë në këtë ceremoni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?