Davutoglu-Putinit: Kgb-ja ka kohë që ka vdekur

 

Qeveria turke “nuk i merr seriozisht” fjalitë e fundit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili gjatë konferencës për shtyp të fund-vitit i është rikthyer rrëzimit të avionit Sukhoi 24 nga ana e F-16-ave turke duke e akuzuar Ankaranë se në këtë mënyrë ka dashur “të fitojë pikë” si “partner i besueshëm” në sytë e SHBA-ve. Një gjë të tillë e ka thënë kryeministri turk Ahmet Davutoglu, që është cituar nga gazeta Hurriyet.

Turqia, ka nënvizuar Davutoglu duke folur me gazetarët pas kthimit nga Brukseli, nuk do të përdorë gjuhën “fyrse dhe aspak diplomatike” të Putinit. “Ndoshta” presidenti rus “po kujton kohët e tij të vjetra në Kgb. Por Kgb-ja ka shumë kohë që ka vdekur”, – tha kryeministri turk.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?