Davutoglu: Regjimi sirian është përgjegjës për sulmin me bombë në Ankara
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha në një deklaratë për shtyp gjatë ditës së sotme, se me qëllim regjimi sirian ishte drejtpërdrejt përgjegjës për sulmin me bombë në Ankara, i cili vrau të paktën 28 njerëz dhe la të plagosur 61 të tjerë.
“YPG [Njësia Popullore për Mbrojtje] është një mjet i regjimit sirian dhe regjimi është drejtpërdrejt përgjegjës për këtë sulm. E drejta për të marrë të gjitha llojet e masave kundër regjimit sirian është e rezervuar për ne “, tha Davutoglu duke folur në një konferencë për shtyp pas vizitës së tij në Shtabin e Përgjithshëm.
Bashar Xhafari, Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara, tha më 17 shkurt se regjimi në Siri është duke i dhënë mbështetje Partia Demokratike Union (PYD) dhe krahut të saj ushtarak, YPG, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.
Ngjarja e ndjeshme– Sulmi në Ankara la 28 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur. Një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer gjatë kalimit pranë saj të një autobusi me ushtarë turk në bord. Ngjarja ka ndodhur në një zonë mes selisë së Parlamentit dhe një baze ushtarake. Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi. Ndërkaq, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikëset janë mbledhur menjëherë në zonë.
Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

