Debati për armët, Harris-Trump: Nëse dikush hyn në shtëpinë time, unë e qëlloj

Reagime të forta ka shkaktuar në SHBA një deklaratë e kandidates së Partisë Demokratike për presidente, Kamala Harris, ku tregoi në mënyrë origjinale se ajo është pro ligjit që lejon përdorimin e armëve.

Me Donald Trump që e akuzon se ajo “do të marrë nën kontroll armët e botës”, Harris teksa ishte e ftuar tek Oprah Winfrey, deklaroi se do të mbrohej duke qëlluar me armë, në rast se dikush do të hynte në shtëpinë e saj.

“Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do ta qëlloj”, tha zv/Presidentja amerikane duke lënë disi të tronditur të pranishmit në sallë. Gjithë siklet Harris qeshi dhe shtoi: “Me siguri nuk duhet ta kisha thënë këtë, por stafi im do të merret më vonë me këtë”.

Harris megjithë marrëdhënien e saj të diskutueshme me armët, e ka bërë të qartë synimin e saj për të zbatuar një ndalim të pjesshëm të armëve që amerikanët mund të përdorin, duke hequr nga tregu ato sulmuese me precizion të lartë, të cilat ajo i ka përshkruar si “mjete lufte”.

SHKARKO APP