Debati Trump-Harris, tani republikanët janë në mëdyshje për debatin më 10 shtator
10 shtatori po afron dhe stafi elektoral i Donald Trump ka dyshime nëse debati do të zhvillohet në ABC News, kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mbi rregullat. Ekipi i Trump dëshiron që mikrofonat të jenë të mbyllura gjatë gjithë debatit, përveç momentit kur do të flasin kandidatët, siç ishte rasti gjatë debatit të parë me Presidentin Joe Biden. Nga ana tjetër, stafi elektoral i Kamala Harris po kërkon që ABC News dhe rrjetet e tjera televizive që kërkojnë të organizojnë një debat të mundshëm të tetorit, të mbajnë mikrofonat ndezur, duke shënuar një ndryshim nga debati i qershorit, kur stafi elektoral i Joe Biden donte që mikrofonat të mbylleshin me përjashtim të rasteve kur ishte radha e një kandidati për të folur.