Dëbimi i emigrantëve, Teksasi i ofron Trump gati 567 hektarë tokë

Zyrtarët e Teksasit i kanë ofruar ekipit të ri tranzitor të përzgjedhur nga presidenti i ardhshëm Donald Trump, plot 567 hektarë tokë, për ta përdorur si hapësire për planet e administratës së re, për deportimet masive.

Komisioneri shtetëror i Teksasit, Dawn Buckingham thotë se ende pret një përgjigje nga ekipi i Trump, pas letrës në të cilën i ofrohet Konteja Starr, si vendi i duhur për tu marrë me emigrantët dhe deportimet masive, paralajmëruar nga Trump gjatë fushatës.

“Ndoshta Trump është i interesuar për ndonjë hapësirë tjetër dhe ne kemi 13 milionë hektarë tokë në Teksas në dispozicion për planet e tij”, thotë Buckingham.

Cari i kufirit, ai që do të mbikëqyrë planin e Trump për emigracionin e paligjshëm në SHBA, Tom Homan, pritet të vizitojë Jugun e Teksas në 26 nëntor, për tu takuar atje me Guvernatorin Greg Abbott dhe ende nuk dihet nëse do të shohin nga afër edhe tokën në fjalë, në kontenë Starr.

SHKARKO APP