Dëbohen 600 mijë refugjatë pas mbylljeve të kampeve
Ky shtet ka në plan të mbyllë të gjitha kampet e refugjatëve e do të zhvendosë më shumë se 600 mijë njerëz. Ky vendim është marrë në Kenia e ku qeveria ka thënë se mbyllja e kampeve është për shkak të çështjeve mjedisore që janë “shumë të rënda”, shkaqet ekonomike dhe ato të sigurisë. Për shkak të gjendjes edhe kampi më i madh i refugjatëve në botë, që mban rreth 300 mijë njerëz në kufirin Kenia-Somali, do të mbyllet.
Qeveria ka përmendur ndikimin e grupit terrorist në vend, si një ndër rreziqet e mbajtjes së kampeve të hapura. “Kenia, është duke marrë në konsideratë interesat e sigurisë kombëtare dhe ka vendosur që pritja e refugjatëve të jetë drejt fundit.
Qeveria e Kenias pranon se vendimi do të ketë efekte negative në jetën e refugjatëve dhe për këtë arsye bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë përgjegjësi kolektive për nevojat humanitare që do të dalin nga ky veprim.
Nuk është ende e qartë se kur do të fillojnë mbylljet, por qeveria ka shpërndarë tashmë Departamentin e Punëve të refugjatëve, e cila ka punuar me organizata humanitare për mirëqenien e refugjatëve. Azilkërkuesit somalezë janë shprehur se do të detyrohet të kthehet në vendet që ata ikën.
Mwenda Njoka, zëdhënësi i ministrisë së brendshme, ka shtuar: “Mesazhi është i qartë, me mbylljen e kampeve ne nuk do të pranojë më refugjatë në vend”. Grupet e të drejtave të njeriut kritikuan ashpër vendimin, duke shprehur shqetësimin e qindra mijëra refugjatëve që janë vënë në rrezik.
Burimi: Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

