Dëbora dhe ngrica bllokojnë Spanjën – Stuhia godet në fundjavë, rajonet veriore në alarm të kuq

Dëbora e parë e sezonit ka bllokuar një pjesë të Spanjës veriore. I ftohti polar që ka përfshirë një pjesë të madhe të vendit parashikohet të zgjasë deri ditën e Diel. Kështu, në rajonet veriore të Spanjës, si në Galicia, Asturia apo Castilla dëbora ka arritur trashësinë e 30 cm, ndërkohë që autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq dhe portokalli. Dëborë ka rënë edhe në disa zona të provincës së Valencias.

Ditën e Shtunë temperatura kanë zbritur deri në 4 gradë celsius në zonën e Costa Blanca. Me fillimin e javës situata pritet të ndryshojë, me temperaturat në ngritje dhe dëborën vetëm në zonat malore. Erërat e forta shoqërojnë stuhinë e fuqishme që ka goditur vendin.  Në brigjet veriperëndimore dallgët vlerësohen deri në 10 metra të larta.

Disa shkolla në rajonet veriore të Spanjës janë mbyllur si pasojë e dëborës dhe erërave të forta.  Nga ana tjetër, kushtet mjaft të vështira atmosferike kanë shkaktuar probleme serioze edhe në qarkullim rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?