Deklarata bombë nga njeriu besnik i Putinit: Të eliminohet fizikisht Zelensky
Zv.presidenti i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitri Medvedev trondit me deklaratën bombë, kur thotë se pas sulmit terrorist të sotëm, nuk ka alternativa të tjera përveç eliminimit fizik të presidentit Zelensky.
Presidenca ruse raportoi se Ukraina u përpoq gjatë natës të godiste rezidencën e presidentit rus në Kremlin me avionë pa pilot. Presidenti Putin nuk ishte i pranishëm në momentin e sulmit.
Moska foli për një tentativë terroriste për të vrarë presidentin dhe njoftoi se do të marrë masa hakmarrëse. Dronët u shkatërruan nga sistemet elektronike të mbrojtjes ajrore, por disa fragmente ranë brenda territorit të kompleksit presidencial, duke mos shkaktuar lëndime.