Deklarata e politikanes Gjermane; Qëlloni mbi emigrantët
Udhëheqësja e një partie të krahut të djathtë në Gjermani ka shokuar me deklaratën e saj, duke thënë se refugjatët të cilët përpiqen të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme duhet të qëllohen.
Frauke Petry, tha në një intervistë se një oficer i policisë duhet ” përdorë armën e zjarrit ” për të ndaluar kalimin e paligjshëm të kufirit të refugjatëve. Edhe pse kjo është në kundërshtim me ligjin, sipas Daily Mail këtë deklaratë të politikanes nuk e ka mbështetur asnjë force tjetër gjermane.
Gjermania pa rreth 1,1 milion azilkërkues të hynin në vend vitin e kaluar. Kancelarja Angela Merkel është kritikuar për refuzimin e saj ndaj politikës së saj, për mbylljen e dyerve ndaj migrimit. Intervista e saj u dënua gjerësisht si nga politikanët, duke thënë se asnjë polic gjerman nuk duhet të qëllojë një refugjat.
“Kushdo që propozon një qasje e tillë radikale, me sa duket dëshiron të përmbysë sundimin e ligjit dhe të shfrytëzuar policinë,” tha Joerg Radek, zëvendës-kryetar i sindikatës së policisë PBB, tha në një deklaratë.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

