Deklarata e Vutsis , Greqi, zgjedhje të reja në shtator ose tetor?!

 

Greqia mund të zhvillojë zgjedhje të parakohshme në shtator ose tetor.

Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Nikos Vutsis, në një intervsitë për një radio vendase, ku konfirmoi se brenda 22 korrikut do të ketë edhe një riformatim të qeverisë.

Sipas Vutsis zgjedhjet e reja do të jenë një mandat i popullit për të vënë në zbatim programin e shpëtimit, i cili edhe pse mori votën e shumicës së deputetëve grekë të enjten, pati 30 kundërshtarë nga vetë radhët e Syrizas, mes tyre ministra dhe kryetaren e parlamentit Zoi Konstantopulos.

SHKARKO APP