Deklarata për Papa Leonin, zv/kryeministri italian kundër Trump: Sulmet ndaj Atit të Shenjtë, të papranueshme

Ministri i Jashtëm dhe zv/kryeministri i Italisë, Antonio Tajani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të reja të Presidentit amerikan Donald Trump, të cilat synonin Papa Leonin XIV.

Më herët, Trump u shpreh se Papa “po vë në rrezik shumë katolikë dhe shumë njerëz” dhe e akuzoi atë se “mbështet idenë që Irani të pajiset me armë bërthamore”.

Në përgjigje, Tajani i cilësoi këto sulme të papranueshme, duke theksuar se ato nuk i shërbejnë kauzës së paqes. Ai shprehu mbështetje të plotë për Papa Leonin XIV, duke vlerësuar thirrjet e tij për dialog, respekt për jetën njerëzore dhe liri. Sipas tij, ky është një vizion që ndahet edhe nga qeveria italiane, e cila mbetet e angazhuar për diplomaci dhe stabilitet në zonat e konfliktit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?