Deklarata shokuese nga kreu i OBSH: Virusi më i rrezikshëm se terrorizmi

Coronavirusi është pagëzuar tashmë me emrin Covid-19, ndërsa gjatë takimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), u theksua se kjo epidemi që po përhapet në të gjtihë botën është më e rrezikshme se terrorizmi. Deklarata u bë nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Një virus është më i fuqishëm në krijimin e trazirave politike, sociale dhe ekonomike, se çdo sulm terrorist” deklaroi ai një konference për shtyp. Ghebreyesus bëri të ditur se epidemia po kthehet në një pandemi. Konferenca shkencore dyditore, po zhvillohet sot në Gjenevë dhe bëhet me qëllim për të shpejtuar zhvillimin e ilaçeve dhe vaksinave për koronavirusin e ri.

SHKARKO APP