Del video, kamerat e sigurisë filmuan shembjen e urës në Xhenova (VIDEO)

Mediat italiane kanë publikuar pamje të reja nga tragjedia e shembjes së urës në Xhenova. Kjo video e marrë nga kamerat e sigurisë tregon momentin para se këmbët e urës të bien. Në momentin e shembjes, zona mbulohet nga mjegulla e dendur.

Ndërsa një tjetër filmim inkuadron pamjen e urës nga një kënd më i afërt, ku trafiku vijon normalisht. Momenti i shembjes nuk është xhiruar për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Në pamjet e pak sekondave më vonë duken qartë rrënojat e urës së shkatërruar dhe njerëz që vrapojnë pranë saj.

Shembja e urës i mori jetën 43 personave mes të cilëve edhe dy të rinjve shqiptarë, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina. Edhe sot, gati dy muaj pas tragjedisë hetuesit ende e kanë të paqartë cili ishte shkaku i shembjes së papritur të urës 51-vjeçare. Pas tragjedisë nën hetim janë vënë autoritetet lokale dhe kompania e menaxhimit të autostradave.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.dailymotion.com/video/x6urkqk

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?