Dënime për ”kmerët e kuq”

Dy krerë të regjimit brutal të Kamboxhias, “kmeret e kuq” u shpallën fajtorë për Genocid. Nuon Chea, 92-vjeç, krahu i djathtë i liderit famëkeq Pol Pot dhe 87-vjeçari Khieu Samphan ish-kryetar shteti u shpallën fajtorë përpara një salle të mbushur me familjarë të viktimave të tyre në Pnom Pen.

Dy udhëheqësit e regjimit më gjakatar komunist në botë, u gjykuan nga një gjykatë e mbështetur nga OKB, nën akuzë për shfarosjen e myslimaneve Cham dhe vietnamezeve etnike.

Mbi 2 milionë njerëz besohet se kanë vdekur gjatë regjimit jetëshkurtër, por tepër brutal të kmerëve të kuq gjatë viteve 1975-79 në Kamboxhia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?