Dënohet me 18 vite burg kritiku i Presidentit, për çfarë akuzohet

Kina ka dënuar me 18 vite burg kritikun e presidentit kinez Xi Jinpin. Manjati Ren Zhiqian, ish-udhëheqës i grupit shtetëror të patundshmërisë, Huayuan, akuzohet për korrupsion dhe përvec dënimit me burg, është gjobitur edhe me 618,000 dollarë.

Gjykata e ka shpallur fajtor për “korrupsion, ryshfet, përvetësim të fondeve publike dhe abuzim me pushtetin”. Në dokumentet e gjykatës është thënë po ashtu se Ren ka pranuar krimet. 69-vjeçari, ish-anëtar i Partisë Komuniste dhe ish-udhëheqës i kompanisë Huayuan mori vëmendje të madhe për shkrimin e tij ku kritikoi preisdentin kinez dhe e cilësoi “palaco” të etur për pushtet.

Ren ka pasur raporte të mira me zyrtarë të kësaj partie, përfshirë nën-presidentin, Ëang Qishan, njeriun e dytë më të fuqishëm të Kinës, por në muajin korrik u përjashtua nga partia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?