Deputeti grek rezulton pozitiv me COVID-19, shtrohet në spital

Deputeti grek, njëkohësisht dhe mjek Christos Kellas është shtruar në spital që nga e diela në mbrëmje në Spitalin Universitar të Përgjithshëm të Larissas.

Deputeti, që ka rezultuar pozitiv për koronavirusin, ishte në shtëpinë e tij në Larissa në izolim.

Të dielën, dhe pas “dy ditësh pushimi”, vuri në dukje ai, pati temperaturë dhe u dërgua në Spitalin Universitar të Larissas, ku u shtrua nga mjekët.

SHKARKO APP