Deputeti Holandez në gjyq për urrejtje ndaj refugjatëve

Mes rritjes së ndjenjave anti refugjatëve në Europë, gjykimi i një deputeti holandez për gjuhën e urrejtjes, është vendosur për të sfiduar kufijtë e lirisë së shprehjes në Holandë.

Geert Wilders, anëtar i Parlamentit holandez, u paraqit para gjykatës të premten. Ky nuk është gjyqi i parë për këtë politikan famëkeq, i cili u la i lirë, pasi u akuzua për fyerje të Islamit në vitin 2011. Akuzat e fundit kundër Wilders janë të bazuara në komentet që ai bëri kundër emigrantëve maroken para dhe pas fushatës së tij zgjedhore të vitit 2014.

Politikani, i njohur për qëndrimin e tij të ashpër për emigracionin. Në sallën e gjyqit të mbushur me njerëz në periferi të aeroportin Schiphol të Amsterdamit, Bos përshkroi komentin e Wilder si pikërisht “një koreografi e planifikuar,” pavarësisht se pretendimet e tjera të politikanëve mund të ketë qenë një “gabim i gjuhës”, që bëri Wilders.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Bos, ky rast bashkon ndalimin e diskriminimit dhe të drejtën e lirisë së shprehjes, baza mbi të cilën kushtetuta holandeze qëndron. “Rëndësia e lirisë së fjalës është e madhe. Kjo është një nga elementet thelbësore të shoqërisë sonë demokratike”, tha Bos, por shtoi se “liria e fjalës nuk është absolute”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Geert-Jan Knoops, avokati i Wilders, ka deklaruar se klienti i tij është duke u privuar nga liria e shprehjes.  Mbështetësit e Wilders, në kërkim të zymtë, u mblodhën jashtë sallës së gjyqit të veshur me bluza ku thuhet “Wilders për President.” Disa shprehën shqetësimin se racisti i njohur nuk do të marrë një gjykim të drejtë. Gjyqi i Wilders fillon me 31 tetor.
Burimi:Sputnik News/Përshtati:Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?