Deputeti i njohur italian rezulton pozitiv me koronavirus

Një deputet në Itali ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Deputeti i grupit Misto Claudio Pedrazzini, është një nga përfësusit e Lodit në parlament, një nga zonat më të prekura nga virusi.

Pas konfirmimit janë njoftuar menjëherë deputetët e tjerë, të cilët ulen afër Pedrazzinit që të marrin masat e nevojshme.

Ndërkohë, janë njoftuar palët e interesuara se nuk do të jetë e mundur që ata të marrin pjesë në seancën e së mërkurës.

Pedrazzini ka bërë të ditur se ai është mirë dhe ka vetëm pak ethe. Pasi deputeti lajmëroi zyrat e Montecitorio, Dhoma menjëherë kontaktoi autoritetet shëndetësore dhe në bazë të kritereve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, u identifikua perimetri i atyre që mund të konsiderohen se kanë hyrë në “kontakt të ngushtë” me deputetin.

Deri më tani në Itali janë shënuar 631 viktima dhe mbi 8 mijë persona të infektuar.

SHKARKO APP