Deputeti zviceran: Të blejmë ishujt grekë, që të rrisim aksesin në det
Të blejmë ishuj grekë për t’i dhënë Zvicrës akses në det.
Është kjo ideja e hedhur nga Pierre Rusconi, deputet federal i Unionit Demokratik të qëndrës, që ëshët edhe forca e parë politike e Konfederatës.
Rusconi, drejtues i një shoqërive administrimi me bazë besimi në Luagono ( kompani që administron të mira për llogari të palëve të treta), e shfaqi këtë ide, pasi kishte kaluar pushimet në një nga ishujt e famshëm të Greqisë, në Rodhos, si në nga mënyrat për të përfituar në vendin helenik.
Pas kithimit në Zvicër e ka zyrtarizuar idenë e tij duke e bërë publike në portalin Liberatv, raporton Monitor.
“Përveçse mund të shërbejë si një ‘zbarkim’në detë, ishulli mund të shërbejë edhe si qendër sportive elitare për sportistët tanë.
Por, mund të jetë edhe si një vend i sigurt ku mund të pushojnë qytetarët tanë”, tha deputeti.
Rusconi nuk ka specifikuar emrin e ndonjë ishulli konkret, që ndoshta mund të bëhet kantoni i 27-të i Zvicrës dhe as koston e këtij operacioni.