Dërgonte e-maile si “Zonja e Parë” por…
Një burrë 48-vjeçar doli para gjykatës të hënën, i akuzuar për mashtrim prej 20.5 milionë Dollarëve të personave në shume vende të botës duke pretenduar se ishte “Zonja e parë” e Nigerisë.
Julius Anyawu Uche u akuzua nga gjykata për 10 vepra penale sipas legjislacionit të kibernetikës, pasi dërgonte e-maile duke mashtruar në emër të gruas së presidentit Muhammadu Buhari, Aisha.
Nigeria ka një numër të lartë të mashtrimeve në internet. Mashtruesit përdorin emrat e personaliteteve dhe njerëzve me pushtet për të vjedhur shuma të mëdha parash.
KOHA JONË SONDAZH

