Deri në 4 vite burg për diskriminim/ Vatikani kundër projektligjit italian mbi homofobinë
Vatikani ka protestuar në Itali lidhur me një projekt-ligj mbi homofobinë që aktualisht po kalon në parlament.
Projekt-ligji do të ndëshkojë diskriminimin dhe nxitjen e dhunës ndaj komunitetit LGBT+, si dhe grave e personave me aftësi të kufizuara.
Vatikani argumenton se ligji do të frenonte liritë fetare të siguruara përmes një traktat.
Sipas doktrinës aktuale katolike romake, marrëdhëniet homoseksuale quhen “sjellje devijante”.
Mbrojtësit e projekt-ligjit thonë se ai ka masa mbrojtëse për të siguruar liritë fetare.
Projekt-ligji Zan, i quajtur pas aktivistit dhe politikanit LGBT Alessandro Zan, u miratua nga dhoma e ulët e parlamentit në nëntor dhe tani duhet të kalojë Senatin.
Ata që shpallen fajtorë për krime të urrejtjes ose diskriminim ndaj këtyre grupeve mund të përballen me deri në katër vjet burg.