Dëshmia e tmerrshme e djalit 7 vjeç: Ja si e mbyti mami motrën
Dëshmia e këtij 7 vjeçari është tronditëse. AJ ka thënë përpara gjykatës se kishte parë të ëmën të mbyste të motrën. Bëhet fjalë për një dokumentar të shfaqur në programin e Piers Morgan, “Killer Women”, ku u publikua rasti i 35 – vjeçares Amanda Lewis, e dënuar me burgim të përjetshëm, pasi djali i saj AJ, dëshmoi se ajo kishte mbytur motrën e tij, 7 – vjeçaren Adrianna. Lews u shpall fajtore në Shkurt të 2008 – ës, për mbytjen e së bijës në pishinën e shtëpisë, pasi kjo e fundit nuk ishte sjellë mirë. Tetë vjet pas dënimit, Lewis pretendon se është e pafajshme. Shikuesit shprehën edhe trishtimin e madh për rrëfimin e djalit të vogël.
KOHA JONË SONDAZH

