Dëshmitari i Nisës: Shumë njerëz u hodhën në det
Dëshmi të shumta vijnë nga Nica, ku një sulm terrorist mbrëmjen e djeshme u ka marrë jetën të paktën 84 personave, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.
“Shumë njerëz të terrorizuar janë hedhur në det pas sulmit në Promenade”, ka thënë një dëshmitar.
Një dëshmitar tjetër, një pensionist italian që jeton në Nicë prej 2 vitesh tregon:
“Kamioni më kaloi vetëm 1 metër larg meje, ndërsa ishte duke shtypur njerëzit sikur të ishin birila: burra, gra, fëmijë, ishte një tmerr”.
KOHA JONË SONDAZH

