Dështoi në zgjedhje, dorëhiqet kryeministrja polake
Kryeministrja polake, Ewa Kopacz njoftoi sot dorëheqjen nga qeveria, pas dështimit të partisë së saj së qendrës Platforma Qytetare, përballë konservatorëve Ligj dhe Drejtësi (PiS) në zgjedhjet legjislative të 25 tetorit.
Ajo mbajti para Parlamentit të ri një fjalim të shkurtër, shumë luftarak duke premtuar se nuk do të lejonte asnjë gënjeshtër dhe se do të monitoronte realizimin e çdo premtimi.
“Nëse pushteti i ri e çon Poloninë Perëndimore drejt Lindjes, Platforma Qytetare do të ketë gati një projekt për ta rikthyer në normalitet”, theksoi Kopacz.
Ajo do të shkojë në Presidencë për t’i dorëzuar dorëheqjen presidentit, Andrzej Duda, i dalë nga radhët e partisë Ligj dhe Drejtësi.