Dështon testi, ilaçi remdesivir s’jep efekte te pacientët me koronavirus

Ilaçi “Remdesivir” i përdorur kundër koronavirusit ka dështuar që ta kalojë testin e parë klinik.

Pritjet ishin të mëdha se mund të funksiononte për trajtimin e sëmundjes COVID-19, por një testim kinez tregoi se ilaçi nuk është aq i suksesshëm, raporton Koha.

Kjo është bërë e ditur përmes disa dokumenteve të publikuara aksidentalisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto dokumente thuhej se pas përdorimit të remdesivirit, gjendja e pacientëve nuk është përmirësuar dhe as nuk është zbehur prania e patogjenit në qarkullimin e gjakut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kompania “Gilead” që prodhon këtë ilaç ka njoftuar se dokumentet kishin pasaktësi të shumta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?