Detaje për Mercedesin e Gruevskit të cilin e deshi edhe Ivo Sanader i Kroacisë
Mercedesi i shtrenjtë i cili u diskutua në publikimin e sotëm të bisedave të përgjuara mes ish-ministrit të punëve të brendshme, Gordana Jankulloska, dhe kryeministrit Nikola Gruevski është shitur në vitin 2012">2012.
Sipas bisedimeve të cilat opozita i publikoi në “bombën” e sotme, Gruevski dhe Jankullovska planifikojnë se si ta gënjejnë publikun se Mercedesi është i policisë, e jo për Gruevskin personalisht, sepse ai nuk do të paraqitet para publikut me veturatë shtrenjta.
Në vitin 2012">2012 kur mediumet raportuan se MPB bleu Mercedes prej gati 600,000 euro, mediumet maqedonase gjërësisht shkruajtën detaje për veturën. Në qershor 2012">2012, “Utrinski Vesnik” shkruajti për prokurimin ku tregohet se kjo është vetura e tretë e blinduar e policisë.
Ministria deklaroi se vetura do të vozitet vetëm kur do jetë e nevojshme.
“Bëhet fjalë për shpalljen e blerjes së automjetit të blinduar, që do të shfrytëzohet për nevojat policore. MPB e ka blerë veturën te distributori Kompania “Mak auto star” e cila sipas marrëveshjes së publikuar, ka qenë e vetmja kompani që ka dorëzuar ofertë në konkursin publik të Ministrisë” shkruante gazeta, transmeton Portalb.
“Ashtu është situata me të gjitha automjetet që i posedojmë. Asnjëra nuk është për përdorim personal të funksionarëve. Për shembull, xhipi i cili përdoret shpesh nga ministrja është përdorur për ngjarje të ndryshme, për mysafirë, kur ka pasur nevojë për siguri të lartë.
Ashtu do të jetë edhe me automjetin e ri”, deklaroi ne qershor 2012">2012 për “Utrinski” Ivo Kotevski, ndihmës-ministri për marrëdhënie me publikun të MPB.
Automjeti ishte i blerë prej “Mak Auto Star”. Përveç Gruevskit, siç tregojnë inçizimet nga opozita, të cilat kryeministri thotë se janë të montuara, nga politikanët në ballkan, i vetmi ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, i cili më vonë u gjykua për korrupsion, e ka dashur Mercedesin e njejtë.
Pastaj ata e blenë automjetin, por nën presion të rendë nga publiku, Sanaderduhej të heqë dorë nga Mercedesi. /albeu.com/