Detaje të reja nga vrasja mizore e futbollistit, gjithçka nis nga kjo foto

Një biznesmen brazilian dhe gruaja e tij janë akuzuar zyrtarisht për vrasjen brutale të futbollistit Daniel Correa Freitas, teksa një raport mjeko-ligjor sugjeron se sportisti mund të ketë qenë gjallë kur penisi i tij ju pre.

Hetuesit kanë arritur tashmë në përfundimin se Edison Brittes duhet të paditet pasi ai rrëfeu në TV për vrasjen e 24-vjeçarit.

Të dielën, dedektivët kanë vendosur të kërkojnë dënim për vrasje kundër gruas së biznesmenit, Cristiana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurori Joao Milton Salles i tha Globo TV: “Pas analizës së hetimit, përfundimi që unë arrita ishte se kjo vrasje nuk do të kishte ndodhur kurrë në këtë mënyrë pa ndihmën vendimtare të Cristianas”. 

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ajo thuhet se e çoi lojtarin të besonte se shakaja (për të bërë një foto pranë saj) do të ishte e padëmshme”.

Por, kjo përfundoi në mënyrë fatale për futbollistin, pasi bashkëshorti i gruas “humbi durimin” kur e pa Danielin të shtrirë në shtratin e gruas së tij.

Ai pranoi rrahjen e dhunshme dhe vrasjen e lojtarit pasi e akuzoi atë për përdhunim të gruas së tij. Disa mysafirë të tjerë në shtëpinë e familje që ishin aty për të festuar ditëlindjen e vajzës 18 vjeçare, thuhet se u përfshinë në sulm.

Prokurori Salles tha: ‘(Cristiana) e dinte karakterin e burrit të saj dhe personalitetin e tij të dhunshëm. Kur filloi sulmin ndaj lojtarit që kulmoi me vdekjen e tij, besojmë se ajo nuk u përpoq të parandalojë ekzekutimin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?