Sfida e nesërme ndaj Finlandës, FSHF ka një njoftim për tifozët shqiptarë

Kombëtarja shqiptare do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e tretë në grupin e UEFA Nations League, teksa kuqezinjtë do të përballen me Finlandën në “Helsinki Olympic Stadium”. Takimi do të nisë në orën 15:00.

Për tifozët shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Finlandës për të ndjekur nga afër Kombëtaren, Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar “Old Irish Pub” në Helsinki si pikën zyrtare të grumbullimit.

Sipas njoftimit të FSHF-së, tifozët do të mblidhen të enjten, më 3 tetor, ndërsa në orën 12:00 do të nisen së bashku drejt stadiumit, ku tre orë më vonë Shqipëria do të përballet me Finlandën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Federata u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve kuqezi që ndodhen në Helsinki t’i bashkohen grupit dhe të mbështesin Kombëtaren gjatë gjithë ndeshjes, duke respektuar rregullat e stadiumit dhe duke garantuar një atmosferë sportive e korrekte në mbështetje të ekipit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?