Deti nxjerr tjetër ngarkesë droge në brigjet italiane dhe një kufomë. A është skafist?

OTRANTO- Bëhen 4 ngarkesa droge të nxjerra nga deti në breg. Katër sasi marijuane të sjella nga deti i trazuar i këtyre ditëve. Nga mëngjesi i 22 tetorit, nga pak kudo në bregun e Adriatikut përtej detit, dalin pako më drogë, të cilat nga lloji i ambalazhit tregojnë se janë nisur nga brigjet shqiptare.

Gjetja e parë në San Foca
Ngarkesa e parë u gjet në San Foca, deti i Melendugno, ku ka ndërhyrë Guardia di Finanza. Kishte pako me drogë që kapte vlerën rreth 300 mijë euro.

E dyta dhe e treta në oazin e “Le Cesine”
Më pas për dy herë me radhë ngarkesat u gjetën në oasin natyral të “Le Cesine”. Të dyja gjetjet ishin brenda një kohe të shkurtër mes fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit. Fillimisht ishte karabinierët e stacionit të vernole dhe të njësisë operative radiomobile të Leçes që zbuluan disa pako me marijuanë, rreth 40 kg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu që ishte radha e karabinierëve të tjerë, atyre të njësisë së San Cataldo, të zbulonin sasinë tjetër prej 50 kg drogë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E katërta në Porto Badisco: 100 kg
U shfaq nga hiçi, e sjellë nga rrymat, tjetër sasi droge, rreth 100 kg, e mbështjellë me celofan. Ajo ishte vënë re në gjirin e Porto Badisco, në bregun e thyer idilik. Dhe këtë mëngjes, në vend, pas raportimeve, ndërhynë policët e stacionit policor të Otrantos.

Lidhje me kufomën e Castros
Marijuana, e shpërndarë në vijë bregdetare rreth 45 kilometra në Salento, nuk është i vetmi zbulim i këtyre ditëve.

Më shqetësuese është kufoma e parë pranë shkëmbit të Castros, e sjellë nga kushedi se ku nga rrymat e detit. Për shkak të forcës së dallgëve, nga dje pasdite dhe deri sot vonë në mëngjes, ishte e pamundur të nxirrej trupi i pajetë. Për më tepër për shkak të përplasjes së fortë nga dallgët në shkëmbinj, kufoma është dëmtuar.

A ka lidhje mes drogës së gjetur dhe trupit të pajetë? Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë që kufoma të jetë e një banori të Salentos. Nuk ka denoncime për zhdukje, por gjithsesi kufoma ka qëndruar gjatë në det.

Kufoma e gjetur në vitin 2013
Viktima mund të ketë qenë në ndonjë anije që është mbytur, në një prej udhëtimeve të shumta në Kanalin e Otrantos?

Për momentin nuk janë gjetur barka ose gomone, por dyshohet se mund të ketë qenë ndonjë skafist, që zakonisht udhëton me një shok, që mund të ketë rënë në det së bashku me ngarkesën e drogës dhe tjetri ia ka mbathur për të shpëtuar.

Është vetëm një nga hipotezat, dhe nuk do të ishte as e panjohur më parë. Në dhjetor të vitit 2013, u gjet pranë Torre Veneri trupi i dekompozuar i një djali të ri që korrespondonte me një shtetas shqiptar, gjurmët e të cilit kishin humbur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?