Deutsche Telekom pushton rrjetin Europian të telekomunikacionit
Gjiganti ndërkombëtar i telekomunikacionit fillon shtrirjen e rrjetit të tij në të gjithë Europën
Deutsche Telekom ka lidhur tashmë tre vendet e para nga dhjetë vendet e planifikuara për rrjetin e saj të ri europian. Kroacia, Hungaria dhe Sllovakia mund të ofrojnë produkte nëpërmjet një platforme të standardizuar e hibride që bashkon telefoninë fikse dhe atë celulare duke performuar kështu deri në dy herë më mirë. "Ne po hedhim themelet teknologjike në Europë. Me rrjetin tonë Europian dhe infrastrukturën ndërkufitare, do të jemi ne ata që do të vendosim muzikën dhe jo thjesht ata që kërcejnë nën ritmin e bateristëve nga SHBA dhe Azia”, u shpreh Drejtori Ekzekutiv Timotheus Hoettges, në Kongresin Botëror të Telefonisë Celulare në Barcelonë. “Ne jemi e para kompani shumëkombëshe e telekomunikacionit që jemi vërtetë në gjendje të përdorimin sinergjitë që burojnë atëherë kur kompanitë e Grupit punojnë së bashku. Kjo është strategjia e Deutsche Telekom për dixhitalizimin e Europës,” vijoi Hoettges.
Grupi i Deutsche Telekom, i cili tashmë është prezent në Shqipëri nëpërmjet AMC, do të plotësojë kërkesat për të qenë lider në teknologji deri në vitin 2018 duke zgjeruar dhe transformuar infrastrukturën e saj. Kompania do të investojë mbi 6 milionë Euro për zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit të telekomunikacionit i cili do të flasë një gjuhë të vetme: IP.
Me shpejtësi maksimale prej 300 Mb në sekondë, rrjeti LTE i Deutsche Telekom garanton që deri në vitin 2018, do të jetë prezentë në 95% të gjithë popullsisë europiane me shpejtësi të lartë për akses në internet nga aparatët celularë.
Gjithashtu, të gjitha familjet e lidhura me rrjetin DT në Europë do të mund të lundrojnë në internet nëpërmjet lidhjeve broadband me një shpejtësi prej të paktën 100 Mbit në sekondë. Ndërsa shpejtësia e rrjetit fiks do të arrijë deri në 500 Mbit në sekondë për rreth 12% të abonentëve familjarë.
Deutsche Telecom është një ndër kompanitë lider të telekomunikacionit në botë me rreth 151 milionë abonentë, 30 milionë linja të rrjetit fiks dhe më shumë se 17 milionë linja interneti në brez të gjerë. Grupi ofron telefoninë fikse, komunikime celulare, internet dhe produkte dhe shërbime IPTV për individët dhe zgjidhje të TIK për klientët biznes dhe korporatat. Deutsche Telecom është i pranishëm në më shumë se 50 vende dhe ka rreth 228,000 punonjës në mbarë botën.