Dhjetë të plagosur nga përplasja e dy trenave në Bukuresht

Dhjetë persona u plagosën nga përplasja frontale e një treni pasagjerësh me një tren mallrash të mërkurën pranë Bukureshtit, sipas shërbimit lokal të reagimit të urgjencës.

Midis të plagosurve është edhe shofer i trenit tregtar dhe një punëtor i trenit të pasagjerëve. Megjithatë gjenja shëndetësore e tyre nuk është e rëndë.

Për shkak të aksidentit, rrugët në linjën Bukuresht-Jug Ploiesti u bllokuan në të dy drejtimet.

Sipas inormacioneve të para, të dy trenat u përplasën në stacionin Ploesti, ku treni i mallrave injoroi sinjalin për të ndaluar dhe u përplas me trenin e pasagjerëve.

SHKARKO APP