Dhunë dhe protestë. Policia arreston qindra qytetarë

Rreth 300 protestues u arrestuan sot teksa policia në Hong Kong përdori gaz lotsjellës, spraj djegës dhe pompa uji ndaj mijëra protestuesve që kundërshtonin ligjin e ri të sigurisë kombëtare të vendosur nga Pekini.

Mes pamjeve të dhunës ishte kapur dhe një rast ku një protestues qëllon nga prapa me kaçavidë në krah një oficer policie duke e plagosur. Ligji i ri i sigurisë i jep më shumë forcë autoriteteve për vendosjen e kontrollit në territorin gjysmë-autonom.

Mijëra njerëz kishin dalë sot për të kundërshtuar ndalimit të protestave, të cilat tashme marrin etiketime të reja si “subversion” apo “përçarje”. Sipas teksteve shkeljet përfshijnë dhe aktivitetet pro-pavarësi në Hong Kong siç janë brohoritja e sloganeve e ngritja e flamurëve. Pekini prezantoi mbrëmë vonë detajet e ligjit të shumëpërfolur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?