“Dhuratë” për Vitin e Ri, Putin rrit pagën minimale në Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nënshkruar një mori ligjesh, që përfshijnë rritjen e pagës minimale për 7.5 për qind, përkatësisht në 195 dollarë.

Ligji për pagën minimale parashikon që shuma jo vetëm duhet të jetë e barabartë me shpenzimet për jetesë në çerekun e dytë të një viti më parë, por edhe duhet ta tejkalojë ajo shifër.

REL citon agjencinë e statistikave të Bashkimit Europian, të pohojë se paga më e ulët minimale deri në muajin korrik mes vendeve të BE-së është regjistruar në Bullgari, 286 euro.

Paga më e lartë minimale në baza mujore brenda vendeve të bllokut europain ka qenë në Luksemburg, 2,071 euro. Putin po ashtu ka nënshkruar një ligj që lejon sërish pirjen e duhanit në disa dhoma të caktuara nëpër aeroporte.

SHKARKO APP