Dibra në Maqedoninë e Veriut shënon dy raste të reja me koronavirus, 1 i vdekur në 24 orët e fundit
Në Dibër rritet numri i të infektuarve por edhe i të vdekurve nga coronavirusi. Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të reja, e duke shkuar numri i të diagnostifikaurve në 118 gjithsej.
Në të njëjtën periudhë humbi jetën edhe në dibran, i cili për shkak të përkeqësimit të gjendjes, u hospitalizuar në spital në Shkup. Gjithsej 5 persona deri tani kanë humbur jetën në Dibër.
Prej tyre katër persona janë burra nga Dibra dhe një grua nga Zhupa, e cila më 26 shkurt ishte e infektuara e parë bashkërisht me bashkëshortin e saj, të cilët ishin kthyer më herët nga Italia.
Sipas të dhënave zyrtare të të infektuarve, 48 janë shëruar dhe ka 65 persona të cilët janë raste aktive, ndërsa prej tyre dhjetëra janë në Shkup.
Në fazën e parë ishin 51 të infektuar, prej të cilëve 47 u rikuperuan dhe katër humbën jetën. Pjesa tjetër, apo 67 persona janë raste të fazës së dytë, kur më 5 qershori përsëri pas 50 ditë virusi corona u rikthye në Dibër. Prej tyre vetëm një është shëruar dhe një ka humbur jetën.