Digjet një tjetër qendër tregtare në Rusi, qindra të evakuuar (Video)

Rreth 800 klientë u detyruan të evakuoheshin nga një qendër tregtare në qytetin rus të Shën Petersburg, pasi një zjarr i madh shpërtheu brenda. Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë shtëllunga tymi dhe flake që dalin nga ndërtesa.

Mediat raportojnë se ishte një seli e zinxhirit të supermarketeve të njohura, ‘Lenta’, që u pushtua nga flakët në orën 8:00 me atë lokale të shtunën. Flakët shpërthyen në një zonë pothuajse në madhësinë e një fushe futbolli, rreth 5.000 metra katrorë.

YouTube player

Qendra 24 orëshe ishte e hapur në kohën e incidentit dhe dy persona mbetën të plagosur. Shërbimet e urgjencës u thanë mediave se zjarri mund të ketë nisur në çatinë e ndërtesës, e cila më pas u rrëzua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë se 50 zjarrfikës u angazhuan për të luftuar zjarrin dhe arritën ta vendosnin nën kontroll në rreth dy orë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qendrat tregtare ruse dhe vendet publike kanë qenë subjekt i kontrollit të posaçëm dhe kontrolleve shtesë që nga tragjedia që goditi një qendër në qytetin Siberian të Kemerovos në mars.

Incidenti, i konsideruar si më i rëndi i këtij lloji në vend për shumë vite i mori jetën e 60 njerëzve, shumica prej të cilëve ishin fëmijë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?