”Digjet” Parisi, 30 të plagosur dhe 101 të arrestuar
Të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur dhe 101 persona janë arrestuar gjatë protestave që u zhvilluan ditët e fundit në Francë raportojnë mediat vendase. Më shumë se 100 mijë persona morën pjesë në rreth 1.600 tubime që u mbajtën në Francë gjatë së shtunës, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme. Mësohet se shumica e tyre kaluan paqësisht, me përjashtim të kryeqytetit, ku u mblodhën rreth 8.000 demonstrues.
Sipas mediave bëhet e ditur se vendimi i qeverisë së presidentit Emanuel Macron për të rritur çmimin e naftës në vend ka detyruar ka qindra e mijëra francezë të dynden rrugëve për të protestuar kundër një reforme të tillë. Sipas mediave, Ministri i francez i Financave ,Bruno Le Maire pranoi të dielën se “kriza aktuale shkon përtej vetëm një çështje karburanti”, duke thënë se ishte e rëndësishme që puna të paguhej më mirë për të përmirësuar standardet e jetesës.
Protestuesit “jelekët e verdhë”, të cilët protestojnë kundër taksës shtesë të vendosur nga qeveria për karburantet, zhvilluan protesta edhe nje ditë më parë në Paris dhe në shumë qytete të tjerë, ku policisë i është dashur të ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve të cilët shkaktuan dëme para Pallatit -Elysees .
Pa vendimit të qevrisë çmimi i karburantit në Francë, është rritur me rreth 23% gjatë 12 muajve të fundit, në një mesatare prej 1,51 euro. Kjo është cilësuar si rritja më e lartë e saj që prej viteve 2000 dhe ky vendim ka sjellë trazira dhe zemërimin e qindra mijëra Francezëve të cilët filluan protestat të shtunën e kaluar më 17 nëntor .
KOHA JONË SONDAZH

