Diktatorja më e re e Koresë së Veriut, së shpejti një Ministre

Koresë së Veriut nuk i mjafton vetëm një diktator  pasi pas disa javësh do ti shtohet edhe një diktatore e panjohur deri më tani. Siç është bërë publike që pas 36 vitesh këtë fundjavë, Partia Punëtore do të shkojë në një kongres. Sipas burimeve të BCC, motra e liderit Kim Jong-un, Kim Yo-Jong, pritet të marrë një rol të rëndësishëm nga ky kongres, e do të ndikojnë në udhëheqjen e saj kryesore në Korenë e Veriut.

Sipas të njëjtit burim, ajo mund të marrë një post të nivelit Ministror brenda Partisë së Punëtorëve, një parti që qeveris për shumë dekada. Ky veprim mendohet të jetë pjesë e një plani më madh nga ana e Kim Jong-un për të çimentuar pushtetin brenda partisë së tij dhe në të gjithë vendin.

Po kush është diktatorja më e re e Koresë së Veriut?

Swiss Digital Desktop Reklama

E lindur në vitin 1987, thuhet se është shumë e afër me vëllain e saj diktatorin Jong-un, i cili është katër vjet më i madh se ajo. Ajo ka jetuar dhe studiuar në Bernë të Zvicrës për disa kohë. Është e martuar me djalin e një sekretari të fuqishëm të partisë. Puna kryesore e Kim Yo-Jong ka qenë mbrojtja e imazhit të vëllait saj, duke marrë një rol kyç në departamentin e propagandës të partisë në vitin 2014.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas BBC ajo është menaxherja e të gjitha paraqitjeve publike që ka vëllai i saj, duke përfshirë itineraret e tij logjistikës e ajo është pak a shumë si një këshilltare politike. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes kur u paraqit në funeralin e babait të saj në vitin 2011, deri më atëherë askush nuk dinte gjë për të. Në tetor të vitit të kaluar, siç raporton BBC ajo është shkarkuar nga departamenti i propagandës pas një punë të dobët dhe një rezultati jo të kënaqshëm.

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?