Dikur punonjëse s*ksi, sot në Parlament: E kaluara ime më formoi si politikane
Deputetja finlandeze Anna Kontula, një nga figurat më të njohura të majta në Parlamentin e Finlandës, ka rrëfyer për herë të parë se ka punuar si eskortë për gati dy dekada para se të futej në politikë.
48-vjeçarja tha se nuk ndjen aspak turp për të kaluarën e saj, duke e quajtur këtë eksperiencë një pjesë themelore të rrugëtimit të saj personal dhe politik. Kontula tregoi se filloi të punonte si eskortë në moshën 16-vjeçare, ndërsa jetonte në një konvikt studentor. Ajo e përshkroi vendimin si të motivuar nga vështirësi ekonomike, por edhe nga kureshtja rinore.
Për gati 20 vite, ajo pati ndërprerje të herëpashershme nga puna në industrinë e seksit, por mbeti gjithnjë e angazhuar për të drejtat e punonjësve të seksit, një çështje që do ta kthente më vonë në një nga zërat më të fortë në politikën finlandeze. Në vitin 2002, Kontula bashkëthemeloi organizatën SALLI, një sindikatë për punonjësit e seksit, ndërkohë që botoi ese dhe shkrime që sfidonin tabutë dhe paragjykimet publike ndaj kësaj industrie.
KOHA JONË SONDAZH


