Dilema e Trump: Bizneset e tij po goditen nga COVID-19, por ai nuk e di a do ta pranojë ndihmën qeveritare
Presidenti Donald Trump tha në një konferencë shtypi të shtunën se bizneset e tij po marrin një goditje financiare për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe se ai nuk ishte i sigurt nëse bizneset e tij do të marrin ndonjë lloj ndihme nga paketa stimuluese e qeverisë.
Presidenti tha se ai nuk e di nëse ndonjë nga bizneset e tij do të pranonte ndonjë formë të ndihmës qeveritare nëse ajo do të ofrohej për to.
“Unë nuk e di. Unë kam hotele. Të gjithë e dinin që kisha hotele kur u zgjodha. Ju e dinit që unë isha një person i suksesshëm kur u zgjodha”. Trump tha se ai nuk ka biseduar me drejtuesit e Organizatës Trump për virusin. Ai shtoi se foli me djemtë e tij, të cilët kanë drejtuar Organizatën Trump që kur ai mori detyrën si president, për COVID-19, megjithëse ai tha se nuk u foli atyre për mënyrën se si t’i menaxhojnë bizneset e tij.
Burimi: Business Insider – SCAN