DioGuardi: Maqedonia do të zhbëhet, nëse shqiptarëve s’u jepet më shumë pushtet

Maqedonia nuk do të mundë të ekzistojë si shtet, nëse shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik.

Kështu ka deklaruar në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive për gazetën “Zëri” ish-kongresisti amerikan, Joseph DioGuardi, duke shtuar se nëse nuk ndërmerren veprimet e duhura për 800 mijë shqiptarët që jetojnë atje, harroni shtetin që quhet Maqedoni.

Ish-kongresisti amerikan me prejardhje shqiptare thotë se nuk planifikon ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt, pasi që, siç thotë ai, jeta e tij do të ishte në rrezik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka siguri për mua më në Kosovë. Jeta ime do të ishte në rrezik. Edhe Millosheviqi më ka fajësuar mua që e kam dërguar në Hagë. A nuk mendoni se disa serbë apo disa shqiptarë të çmendur mund të marrin disa para dhe të bëjnë ndonjë çmenduri”, shprehet mes tjerash ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?