Diplomati serb, Stalinit: Shqiptarët, populli më i vjetër në Ballkan
Stanoje Simiç, politikan serb i afërt me Josip Broz Titon, në një takim me ish- diktatorin sovjetik, Stalin, mësohet se i ka thënë atij që shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan. Ja stenogramet që tregojnë se ç’ka është biseduar në atë takim ë Moskë më 19 prill 1947, të krerëve të shtetit jugosllav Edvard Kardel, Stanoje Simiç dhe Vladimir Popoviç, me diktatorin sovjetik dhe Molotovin:
***
Stalin: E si është puna me shqiptarët? Hoxha më është ankuar paksa në këshilltarët tuaj politikë në armatën e tyre, sikur ata e dëmtojnë disiplinën, apo si?
Kardel: Kjo është gjë e re për ne. Nuk na kanë folur për këtë.
Stalin: Ç’origjinë kanë shqiptarët?
Kardel: Janë me origjinë ilire.
Stalin: Më kujtohet që Tito të më kishte thënë se ata janë të afërt, në farefisni, me baskët .
Kardel: Po, kjo është e vërtetë .
Simiç: Sipas disa shenjave duket se shqiptarët janë populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Sipas disa fjalëve mund të përfundohet se gjuha e tyre është më e vjetër sesa gjuha greke.
(Ai sqaroi se çfarë do të thotë Afërdita në gjuhën shqipe dhe pohoi se në greqishte kjo fjalë nuk do të thotë asgjë).
Stalin: Ky popull duket se ka mbetur shumë prapa dhe mjaft primitiv.
Popoviç:- Por janë shumë trima dhe besnikë.
Stalin: Po, ata mund të jenë besnikë si qentë, ky është tipar i primitivëve. Te ne, besnikë kështu, kanë qenë Çuvashët (rojtarë). Carët rusë ata i merrnin për roje personale.
Kardel: Te ne, në territorin e Kosovës e Metohisë edhe sot ka më shumë shqiptarë sesa serbë. Ne mendojmë, më vonë, kur të lidhemi më mirë me Shqipërinë, t’ia japim asaj këtë territor.
Stalin (për këtë i vjen shumë mirë): Shumë mirë, kjo është drejtësi. E si u gjenden shqiptarët në atë territor?
Kardel: Gjatë kohës së turqve ata e morën atë vis, e një pjesë të popullatës e denacionalizuan.
Stalin: Si është e mundur që një popull primitiv ta arrijë këtë? Si të shpjegohet kjo?
Kardel: Edhe fiset përreth kanë qenë primitive, për shembull, malazeztë.
Popoviç: Jo, ata nuk i kanë denacionalizuar malazezët. Në ato vise kanë jetuar serbët.
Stalin: E po si! (qesh)
Stalin: Cila fe është më përfaqësuara në Shqipëri ?
Simiç: Më së shumti ka myslimanë, katolikë, e ka edhe pak ortodoksë.
Kardel: Nuk ka pasur mospajtime.
Stalin: Po si s’ka pasur! Ka pasur mospajtime, madje të thella. Çfarë mund të thoni për Shqipërinë? Nuk jeni këshilluar fare me ne për futjen e ushtrisë në Shqipëri.
Kardel: Ka ekzistuar pajtimi i qeverisë shqiptare.
Stalin: Çfarë mendoni ju? U arsyetuat ose jo, është fakt se nuk jeni këshilluar me ne për dërgimin e ushtrisë në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

