Disa parti politike objekt i sulmeve kibernetike
Disa parti politike gjermane janë bërë objekt i sulmeve kibernetike, sipas palëve të interesuara dhe autoriteteve, ndërsa Berlini akuzoi në maj Rusinë për kryerjen e disa sulmeve të këtij lloji, veçanërisht kundër parlamentit gjerman.
Deputetë si dhe bashkëpunëtorë të partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU-së apo formacionit politik të së majtës radikale Die Linke kanë marrë nga data 15 deri në 24 gusht email-e që pretendonin sikur ishin dërguar “nga posta e përgjithshme e NATO-s”, bën të ditur e përditshmja Süddeutsche Zeitung dhe stacionet publike rajonale të radio-televizionit NDR dhe WDR.
Në disa dokumente që iu referua media, Zyra Federale e Sigurisë Informatike (BSI) dhe të shërbimeve të brendshme sekrete (Verfassungsschutz) paralajmëruan deputetët gjermanë kundër këtyre sulmeve, pa saktësuar burimin e tyre.
“Këto email-e i propozonin marrësve të tyre informacione në lidhje me tërmetin e regjistruar së fundmi në Itali apo mbi përpjekjen e grushtit të Shtetit në Turqi në muajin korrik që përmbante një lidhje që sapo të hapeshin mund të ndërlidhnin mbi kompjuterat instalimin e një pajisje spiunazhi”, konfirmuan tre mediat që citojnë ekspertë të qeverisë sipas së cilëve sulmi kishte si burim hakera rusë.
KOHA JONË SONDAZH

