Disa shtete mbyllin kufijtë për të ardhurit nga Kina
Shumë vende në botë po përpiqen të frenojnë përhapjen e koronavirusit dhe për këtë kanë mbyllur kufijtë ndaj personave të ardhur nga Kina. Shtetet e Bashkuara dhe Australia thanë se do t’i mohonin hyrjen të gjithë vizitorëve të huaj që kanë qenë se fundmi në Kinë, ku virusi u shfaq në fillim të muajit dhjetor. Më herët, vende si Rusia, Japonia, Pakistani dhe Italia njoftuan masa të ngjashme, edhe pse OBSH parlajmëroi se kufizimet e udhëtimeve do të sjellin më shumë dëme sesa të mira. OBSH tha se mbyllja e kufijve do të përshpejtonte përhapjen e virusit, pasi udhëtarët do të hynin ilegalisht. Kina kritikoi masat dhe akuzoi qeveritë e huaja se po shpërfillin udhëzimet ndërkombëtare.