Dita e dytë në Turqi, Papa Françesku sot në Stamboll
Kështu, bëhet me dije se Ati i Shenjtë do vizitojë Xhaminë Blu dhe do të mbajë meshë në katedralen katolike të qytetit.
Ndërsa ditën e djeshme, ai bëri thirrje për dialog ndërfetar për të luftuar fanatizmin dhe fondamentalizmin gjatë vizitës së tij në Ankara.
Papa Françesku bëri thirrje gjithashtu për paqe në Lindjen e Mesme dhe kërkoi më shumë ndihmë për refugjatët nga Siria dhe Iraku.
Nga ana e tij, residenti i Turqisë, Taip Erdogan, u shpreh se vizita e Papës është një hap i rëndësishëm drejt paqes rajonale.