Dita e Paqes në tokë

Sot më 21 shtator, shënohet Dita Ndërkombëtare e Paqes, e cila është themeluar nga Kombet e Bashkuara.

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka shpallur këtë datë si dedikim për forcimin e idealeve të paqes, mes vendeve dhe popujve të botës.

Tema e sivjetme e përkujtimit është “Partneritet për Paqe-Dinjitet për të gjithë” që ka për qëllim të rris vetëdijen tek të gjitha segmentet e shoqërisë, për të bashkëpunuar për zgjerimin e paqes në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ulin armët e tyre dhe të ketë armëpushim në nivel global. Atyre u them ndalni vrasjet dhe shkatërrimet. Krijoni hapësirë për paqe”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ës, Ban ki Moon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dita ndërkombëtare e paqes çdoherë është një ngjarje e posaçme, dhe këtë herë shënon 61 vjetorin e Kambanës së Paqes e cila çdo vit bie në këtë ditë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?