
Britania e Madhe vazhdon të ketë një rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 917 persona.
Tashmë numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 9,875, sipas shifrave të publikuara nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në vend.
Ndërkohë numri i të infektuarve ka arritur në 78,991.

