Ditë tragjike në Francë, 42 të vdekur në një aksident
Të paktën 42 persona e kanë humbur jetën pas përplasjes së një kamioni dhe një autobusi në jug-perëndim të Francës.
Të dy automjetet raportet të jenë ndeshur në qytetin e Puisseguin, pranë Libourne në rajon Gironde, në lindje të Bordos.
Gazeta Sud Ouest raporton se autobusi po transportonte njerëz të moshuar të cilët ishin në një udhëtim turistik të organizuar.
Kjo është fatkeqësia më e rëndë e komunikacionit që ka ndodhur në këtë vend që nga ajo e Beaune-së në vitin 1982, në të cilën vdiqën 52 persona, raporton BBC.